Greva e urisë/Kryemadhi takon gratë naftëtare: Pozicioni juaj si djegia e mandateve tona, po se bëmë një hap të tillë, s'kujtohet njeri për ne

17 Tetor, 20:18

Në ditën e tretë të grevës së urisë të grave naftëtare, ata janë vizituar nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kryemadhi e ka cilësuar grevën e urisë duke hequr një paralele me djegien e mandateve të opozitës, që sipas Kryemadhit po nuk bë një hap i tillë ekstrem nuk kujtohet njeri për ta.

"Ne që të vijmë këtu duhet të bëjmë. Nuk dua të përfshihem politikisht dhe kjo edhe keqkuptohet. Ne e kemi më të vështirë si gra të vijmë se përfshihemi emocionalisht. Të jesh grua në shtëpi, të mbash fëmijët e punët por të punosh edhe në naftë dhe të mos paguash… Unë mendoj për zgjidhjen e cila nuk është vetëm te pagat, por te vazhdimësia e cila është ndër gjërat e panegociueshme. Njerëzit nuk e dinë pse jeni në grevë urie. Njerëzit nuk e dinë që kjo ka ndodhur me një firmë. Unë po e studioj këtë si histori. Që ku nisi protesta për Poçemin. Unë mendoj se evidentimi i problematikave është mjaft i rëndësishëm. Pozicioni juaj është si djegia e mandateve tona, që po nuk bëmë një hap të tillë nuk kujtohet njeri për ne. Ne duhet të shohim se kush është ngërçi. Problemi është se këtu koka është po e njëjta. Problemi është se e kemi diskutuar edhe me Kejdin që është gocë Mallakastër. Zonjat e Fierit do të vijnë në Tiranë për shkak të lëvizjeve sociale", tha Kryemadhi.

r.k./Shqiptarja.com

Kategori të tjera