Grupet e armatosura të PD, Yuri Kim: Të paautorizuara e të papranueshme për një vend të NATO

22 Prill 2021, 15:51

E ashpër dhe e drejtpërdrejtë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i cilësoi të papranueshme grupet e armatosura të PD për mbrojtjen e votave. Ai tha se kjo gjë e tmerrshme i përket të shkuarës, dhe s’ka lidhje me një shtet të NATO. Kim falenderoi Raman e Bashën për qetësi, por nuk përmendi Metën.

Ambasadori i BE, Lugi Soreca, i ka konsideruar zgjedhjet e 25 prillit shumë të rëndësishme për procesin e integrimit të Shqipërisë, pasi tha se po merret në konsideratë edhe çelja e konferencës së parë ndërqeveritare. Pas takimit në KQZ me Kryekomisionerin Ilirian Celibashi, Soreca theksoi se BE po ndjek me nga afër gjithçka që po ndodh në vend, ndërsa i bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe shmangie të gjuhës së urrejtjes.“I bëj thirrje qytetarëve që të votojnë, të përdorin të drejtën dhe përgjegjësinë që kanë për të votuar sepse në këtë mënyrë ta votojnë për të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë në BE. Këto zgjedhje janë qartësisht shumë të rëndësishme për të gjithë Shqiptarët dhe BE po ju ndjek nga afër, po ndjek nga afër gjithçka që po ndodh në Tiranë dhe të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Çfarë ndodh në Tiranë dhe Shqipëri do të jetë e rëndësishme për BE sepse jemi duke marrë në konsideratë lancimin e konferencës së parë ndërqeveritare dhe ndaj është shumë e rëndësishme se çfarë do të ndodhë në Shqipëri, veçanërisht të dielën. Theksoj edh enjë herë thirrje për të gjithë për vetëpërmbajtje dhe të shmangin gjuhën e urrejtjes, është e rëndësishme që gjithçka të bëhet siç duhet ditën e diel dhe të ardhme. Shkoni votoni, në veçanti të rinjtë, ti vendos”, tha Soreca.