Habit 55 vjeçari: Jetoj me ujkun, dhelprën, strucin dhe shqiponjën. Foto e tij në gojën e ujkut ka bërë xhiron e botës

10 Mars 2023, 13:04

Në studion e “Rreze Dielli” me një personazh tejet interesant. Mund të quhet Mogli i kohëve moderne …një njeri që jeton me kafshët dhe i ka si familjen e tij. Hysni Rexhaj, që prej moshës 5 vjecare ka patur pasion të merrej me botën e egër , duke e nisur fillimisht me pëllumbat dhe shqiponjat, deri në moshën 12 vjecare...Djaloshi kujdesej për to, si për pjestarët e familjes së tij, duke koleksionuar specie nga më të pazakontat që gjente. Më pas pasioni iu zhvillua dhe nisi të kujdesej dhe për kafshë të tjera të egra, duke u njohur në Gjakovë si personazhi i pazakontë kontrovers. Edhe gjatë regjimit serb ai nuk e harroi këtë pasion, ku pas mbarimit të shërbimit ushtarak, kafshët tek ferma shtoheshin dita-ditës ujqër, majmun, struc, dhelpra, gjarpërinjë e lloj lloj kafshësh të pazakonta. Hysniu thotë se këtë dhunti ia ka dhënë Zoti dhe se i është shumë mirënjohës atij. Që fëmijë kishte ëndërruar që të mbante ujqër në oborrin e shtëpisë dhe sot ëndrra iu bë realitet.