Rudina Hajdari është shprehur e bindur se presidenti i ri është përcaktuar me kohë nga kryeministri Edi Rama. Sipas saj, ky emër i ri nuk do të jetë kurrsesi nga radhët e opozitës, por një njeri që do i ofrojë sipas saj komoditetin për ta marrë edhe këtë pushtet.
"Rama e ka në kokë emrin e presidentit, i ka numrat, Rama duke qenë se pati një president që e ka sulmuar disa herë për qëndrimet e tij,tashmë nuk do shkoj drejt asaj rruge, ku do të lë opozitën, përveç vetes së tij, këtu do të jemi dhe do të zgjidhet dikush që i ofron komoditetin e duhur që Rama të bëjë çfarë të dojë", tha Hajdari.
Ajo ka krijuar edhe identitikin e presidentit të ri.
"Një figurë patriotike, që ka dedikuar kohë për progresin e Shqipërisë dhe që mbështete gjerësisë, prandaj do doja që presidenti të ishte nga populli, se sistemi zgjedhor e kushtëzon dhe votën e qytetarëve ku shumica e deputetëve janë të emëruar nga kryetarë", theksoi ish-deputetja.
Hajdari tregon se do ishte dakord që në atë post të ulej një grua, por që e meriton, duke sjellë si shembull Kosovën dhe presidenten Vjosa Osmani.
"Dakord që të jetë grua, por i ka përdorur ato që të bëjnë axhendën e tyre dhe të mos operojnë të pavarura, nuk duhet të jetë një post thjesht se do zgjidhim një presidente grua, kemi rastin në Kosovë që është një grua shumë e zgjuar, jo se është thjesht gra, Uroj që në të ardhmen të gjejmë të njëjtën mundësi, dhe të shkojë në atë postë se e duan shqiptarë", përfundoi Hajdari.