Hajdutet në rajonin e Lezhës nuk po kursejnë as bletët, vidhen 11 koshere në fshatin Gryk-Manati

16 Prill 2021, 14:51

Hajdutet në rajonin e Lezhës, nuk po kursejnë as bletët. Mbrëmjen e së enjtes u vodhën 11 koshere bletë brenda një parku në fshatin Gryk- Manat. Rasti është konstatuar nga pronari i tyre mëngjesin e së premtes dhe menjëherë ai ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Aranit Marku thotë se është rasti i dytë në harkun kohor të tre viteve që i ndodh një gjë e tillë.

“Kam një park bletësh, prej 25 copë. 11 më kanë vjedhur. E dyta herë që mi kanë vjedhur. Mi kanë vjedhur dhe para 3 vjetësh në Fushë-Kuqe, 5 copë. Këtu mbrëmë. Sot e konstatove, Dyshime kemi, por kur nuk sheh njeri nuk ke çfarë të thuash. Më kanë marrë 11 koshere”, tha poseduesi i bletëve, Aranit Marku .

Fenomeni i vjedhjes së bletëve në Lezhë mbetet shqetësim, ndërsa zbardhja e ngjarjeve të tilla apo dhe parandalimi i tyre është në përmasa mjaft të ulëta.