Hakmarrja komuniste mbi familjen e Hysni Lepenicës

20 Maj 2021, 21:24

Sarajet e rrënuara të familjes së Hysni Lepenicës, djegur e bastisur nga partizanët që në kohën e luftës, janë dëshmitare të asaj çfarë ju ndodhi familjarëve, pas rënies së tij heroike në Grehot të Gjirokastrës, në luftë kundër pushtuesve fashistë. Pas djegjes dhe bastisjes së shtëpisë, me instalimin e regjimit komunist, gjithë familajrët e tij, burra, gra e fëmijë përjetuan një kalvar të gjatë persekutimi, në burgjet e diktaturës dhe në kampe internimi. Shkaku i persekutimit lidhej vetëm me emrin e tij dhe rolin që ai pati gjatë luftës si komandant i Ballit Kombëtar.