Hap pas hapi, çfarë ndodhi 21 janarin e 12 viteve më parë

21 Janar 2023, 17:07

Sot shënohen 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit. Në Bulevardin 'Dëshmorët e Atdheut po mbahen homazhe për 4 të vrarët.