Hapet tenderi 4 mln € për blerjen e 400 mijë teste të shpejta për SARS-COV-2! Gara do të mbyllet më 18 dhjetor

2 Dhjetor 2020, 18:03

 

Ministria e Shëndetësisë ka hapur tender për të blerë 400 mijë teste të shpejta me një vlerë totale 496 milionë lekë. Tenderi i hapur këtë të mërkurë do të mbyllet me datë 18 dhjetor të këtij viti dhe afati i kontratës do të  jetë 12 muaj.

“Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje teste diagnostike antigenike të shpejta për SARS-COV-2 për nevoja të NJVKSH-ve” për një periudhë 12 mujore, sipas listës së miratuar nga OBSH” –Marrëveshje Kuadër me një operator ekonomik - ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara - me afat 12 muaj me fond limit 496,000,000 (katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë milion) lekë pa TVSH”, thuhet në tenderin e hapur.

    No videos found.