Harrojeni palestrën! Bëni në shtëpi këta ushtrime dhe do keni një trup perfekt

12 Shkurt 2020, 15:32

Nuk ndodh shpesh që studio e një emisioni televiziv të kthehet në një kënd të stërvitjes, por këtë herë nga studio e emisionit “Rreze Dielli” në Report TV moderatorët Alban Musa dhe Suada Daci erdhën ndryshe: Të veshur sport dhe gati për një seancë me ushtrime që ndihmojnë mbajtjen e trupit në formë.

Nuk kishte si të ndodhte ndrysh

Sipas instruktorit Andi Ahmeti ka disa ushtrime të cilat ju ndihmojnë të digjni kaloritë e të bini në peshë dhe thotë se një trup të mirë mund të bëni edhe nëse nuk shkoni në palestër.

Sigurisht që natyra është një mundësi shumë e mirë për tu stërvitur. Ka ushtrime që mund ti ndërthurim dhe në natyrë. Mund të rikthehemi në formë edhe në kushte shtëpie. Është mirë të stërviteni, jo të gjithë e kanë mundësinë të shkojnë në palestër. Stërvitja është shumë e rëndësishme, nëse nuk stërvitesh trupi nuk ka imunitet. Edhe ushqimi gjithashtu ndikon, të gjithë e dimë cilat janë ushqimet e shëndetshme”. thotë Andi Ahmeti.

Nga studio e “Rreze Dielli” ai ka demonstruar disa nga ushtrimet që mund të bëni nga shtëpia dhe mënyrën e duhur se si ti bëni këto ushtrime.

Sipas instruktorit, sot ka pafund video të cilat ju tregojnë sesi të ekzekutoni ushtrimet, ndërkohë që jo gjithmonë është e nevojshme të keni një trajner personal për të arritur rezultate nga stërvitja. Po krahas ushtrimeve të ndryshme, Andi Ahmeti thotë se ju mund të mbani trupin në formë edhe duke u marrë me lloje të ndryshme sportesh si not, volejboll apo të bëni vrap e aerobi.

e, pasi i ftuar ishte një instruktor fitnesi, i cili tregoi disa nga ushtrimet që ju ndihmojnë të bini në peshë dhe të tonifikoheni, edhe kur stërvitjen e kryeni në shtëpi.