Harta e re gjyqësore me më pak gjykata? Ulsi Manja: Shërbimet do të qëndrojnë aty ku janë! KLGJ insiston: Do të ketë reduktim, vetëm një gjykatë apeli

1 Tetor 2021, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2021-10-01 15:52:46

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka premtuar shumë shpejt një hartë të re gjyqësore në vend. Ai tha se shërbimet për qytetarët do të jenë aty ku janë, duke vendosur në pikëpyetje projektin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për reduktimit të gjykatave.

"Procesi i miratimit të hartës së gjyqësorit është një proces jo i lehtë, pasi merren parasysh shumë faktorë.  Thelbi i hartës është përqendrimi i trupës gjyqësore. Unë e thashë që ne do të shkojmë drejt variantit që do t'i çojmë shërbimet gjyqësore atje ku janë sot", tha Manja për mediat.