Harta e re gjyqësore/Maksim Haxhia: Komisioni i Ligjeve anuloi mbledhjen që kërkoi vetë me Dhomën e Avokatisë! Më vjen për të qeshur, KLP s'kishte kohë të njihej me materialin

29 Qershor 2022, 13:07

Harta e re gjyqësore ka shkaktuar kaos në disa gjykata të vendit pasi avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore. Për këtë arsye, Komisioni i Ligjeve kërkoi takim me Komitetin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, por nuk u mbajt asnjëherë. Arsyeja ishte se KLP kishte kohë të shkurtër për tu njohur me materialin.