Haxhinasto në Report Tv: Jam kundër kandidimit me listë të përbashkët! Partitë të dalin me lista të hapura, secila të tregojë peshën e vetë në elektorat

24 Shtator 2020, 18:04

Ish ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto tha se do të votojë kundër nëse i kërkohet mendimi për të kandiduar me një listë të përbashkët me partitë e tjera. Ai tha se është pro listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore, por e shikon të pakuptimtë kandidimin në një listë të përbashkët nën siglën e një partie.