HEC-i në Gramsh, Braçe: Skandal! Godet një nga kanionet më të bukura, duhet të rishikohet

23 Janar 2019, 21:48

Zh/kryeministri Erjon Braçe e cilësoi si një skandal lejen për ndërtimin e HEC-it në Gramsh. Ai tha se godet një nga kanionet më të bukura që sjellin të ardhura nga turizmi për zonën dhe se duhet të rishikohet kontrata. “Kjo e Holtës është një skandal në vete, si ajo e Valbonës. Godet një nga kanionet më të bukura të zonës. Duhet të rishikojmë të gjithë politikën e këtyre kontratave të koncesionit, që ndjekin pas cdo rrëke uji për të ndërtuar një HEC. Besoj që ministrja e re do të paraqesë një plan jo vetëm për rishikim e kontratës aktuale, por edhe për politikën që do të vijojë. Për Zagorinë, nuk jam në gjendje të them, pasi nuk e njoh”.