Helmimi i fëmijëve në Postribë/ Prefekti Millja: Për 5-6 ditë dalin analizat, përgjegjësi do përballet me drejtësinë

7 Tetor 2019, 15:22

Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë aktorët shëndetësorë dhe AKU pas helmimit të së paku 50 nxënësve në Postribë 5 ditë më parë.

Sipas perfektit Millja, pas 5-6 ditëve do të dalin analizat që do të përcaktojnë edhe shkaqet e helmimit masiv të nxënëseve.

Në këtë mbledhje institucionet si Shëndetit Publik, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Policisë, Zyrës Arsimore u zotuan se do të ndërmarrin të tjera kontrolle për të gjitha dyqanet afër shkollave, aq më tepër atyre që shesin ushqime të ndryshme në mënyrë që ky helmim masiv të mos përsëritet më.

Në fund të mbledhjes Millja ka dhënë edhe një mesazh për prindërit që t’ia përgatisin në shtëpi ushqimin fëmijëve të tyre për të shmangur blerjen në dyqane.

" Ajo që është e rëndësishme është se fëmijët janë drejt përmirësimit. Ju uroj shërim të shpejtë fëmijëve. Strukturat dhe institucionet kanë qenë pranë të sëmurëve që kjo situatë të shkonte drejt normalizimit. Sot mblodh strukturat dhe u diskutua procesi si fenomen që të mos na ndodhin më fenomene të tilla. Të mbajmë përgjegjësi individuale e kolektive. Sot hartuam bashkëpunimin për të kontrolluar dhe për të çuar në riskun zero të këtij fenomeni" ka thënë Millja.prefekti Millja: Për 4 ditë dalin analizat, përgjegjësi do përballet me drejtësinë

    No videos found.