Helmimi i nxënësve në Shkodër, autoritet: Po presim përgjigjet e analizave

10 Tetor 2019, 13:47

Për helmimin e 61 nxënësve të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të Shkodër, pronari i dyqanit, që ndodhet afër shkollës thotë se biznesi i tij nuk shet sanduica dhe për këtë fëmijët nuk janë helmuar nga dyqani i tij.

Pronari i dyqanit thotë se në biznesin e tij, nuk ka shituar asnjëherë Fast-Food, por ka tregtuar vetëm krioasant dhe çokollatë."Në këtë kioskë më kanë akuzar se tragoj sanduica, por nuk tregtoj kurrë. Janë dy fast-foode të ura. Pyesin edhe fëmijët, nëse thonë se kamë shitur këtu sanduica, unë e pranoj. Unë nuk kam shitur kurrë sanduica.", -tha tregatari në prononcim për mediat. 

Është vërtetuar përmes analizave, se shkak është bërë prezenca e lartë e salmonelës në ushqimin që kishin konsumuar nxënësit, por sipas pronarit të dyqanit, sanduiçët që janë shituar afër shkollës janë sjellë aty me biçikletë nga një person tjetër.

Në foton e mëposhtme, duket një person me biçikletë, për të cilin pronari thotë se shet sanduiçPër këtë ngjarje, ka reaguar edhe Drejtori i Shëndetit Publik, Astrit Beci, i cili ka konfirmuar edhe njëherë se helmimi ka ardhur nga prezenca e bakterit te salmoneles në ushqim.

“Në momentin e parë, strukturat e njësisë vendore shëndetësor kanë kryer të gjitha analizat e nevojshëm për të parë shkakun e helmimit dhe nga analizat e 26 mostrave të marra, në masën 70% rezulton salmonela. Analizat janë dërguar në institucionin e Shëndetit Publik, analizat janë dërguar edhe në AKU. Nuk patën komplikacione nga rastet.”.-tha Beci.Edhe drejtoresha e AKU-së në Shkodër, Hasije Sadria ka folur për rastin, ku ka sqaruar procedurat që janë ndjekur për të zbuluar shkakun e vërtetë të helmimit të 61 nxënësve.

Drejtoresha është shprehur se janë dërguar mostrat e ushqimit në Tiranë, për t’u analizuar dhe po priten përgjigjet e tyre.

 “AKU brenda datës tre, kemi shkuar në fshatin Postribë, është bërë kontrolli i biznesit në fjalë. Është bërë bllokimi i produkteve dhe analizat për të gjitha produktet. Është konstatuar se nuk ka pasur ushqim të gatshëm. Kemi bërë monitorimin e gjithë zonës përreth. Deri në momentin që flasim, po presim rezultatet. Nga laboratori rajonal i Shkodrës, janë bërë analizat dhe më pas ato janë dërguar në Tiranë për analiza të mëtejshme. Ne i jemi drejtuar me shkresa zyrtare të gjithë bashkive të Shkodrës për të sjellë informacion për bizneset që ushtrojnë aktivitet afër shkollave.”, -tha Sadria.

Ngjarja ndodhi rreth një javë më parë ku pas pushimit të gjatë dhe ushqimit që konsuamuan, nxënësit, të moshës 10-12 vjeç që janë edhe grupmosha më e prekur nga salmonela, shfaqën të vjella, temperaturë dhe marrje mendsh.