Helmimi masiv në Deçan, 2 të vdekur dhe 1500 të sëmurë, kryetari i Komunës shpall gjendjen e emergjencës: Dyshohet e qëllimshme, hera e dytë brenda muajit që ndodh

13 Korrik 2021, 15:06 | Përditesimi i fundit: 2021-07-13 13:56:17

Vijon të rëndohet situata nga helmimi masiv në Deçan të Kosovës, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i personave që kanë përfunduar në spital ka shkuar rreth 1500.

Dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i ujësjellësit, por megjithatë priten ende analizat mikrobiologjike të ujit. Kryetari  Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, hedh dyshime se ngjarja mund të jetë e qëllimshme, ndërsa thotë se kjo është hera e dytë brenda një muaji që ndodhin helmime.