'Hidh armën e dil', policia me megafon në dorë prej dy orësh negociata me të rin për t'u dorëzuar! Dëgjohet një e shtënë arme

20 Shtator 2020, 11:12

Kanë kaluar mbi dy orë dhe policia vijon negociatat me 31-vjeçarin Elton Metën që ai të dorëzohet. Policia vijon thirrjet me megafon që të dorëzohet, ndërkohë që ka pasur edhe një të shtënë me armë. I riu mendohet të ketë qëlluar në ajër si një paralajmërim për efektivët e FNSH të largohen. Policia ka rrethuar  vendin duke vendosur një perimetër sigurie dhe duke mos lejuar askënd që të afrohet.

Sipas burime nuk ka pengmarrje nga i riu, ndërsa në oborrin e vilës qëndron vetëm Eltoni me automatikun në dorë drejtuar vetes së tij.