Hidhet nga kati i dytë i 'Shefqet Ndroqit', ndërron jetë një 60-vjeçar! Spitali: Rasti po hetohet

30 Nëntor 2020, 14:08 | Përditesimi i fundit: 2020-11-30 15:45:08

TIRANË - Një tjetër incident ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në spitalin Shefqet Ndroqi.

Një 60-vjeçar me iniciale L.S. është hedhur nga lartësia e spitalit e për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në orën 00:30.

Mësohet se ai kishte 2 ditë që ishte shtruar në spital i infektuar nga koronavirusi.

60-vjeçari është nga Laçi ndërsa spitali bën me dije se gjatë ditëve të fundit nuk janë vërejtur shenja të çrregullimeve psikologjike tek ai.

Ky është rasti i 5-të i vetëvrasjes në spitalet COVID në kryeqytet brenda disa muajsh.

Më herët janë vetëflijuar duke u hedhur nga dritarja e spitaleve COVID Reshat Grembi 69-vjeç në spitalin Infektiv, 29-vjeçari Xhino KoçaHasan Mira rreth 65 vjeç si dhe 53-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja, të tre këta të fundit tek spitali "Shefqet Ndroqi".