Himarë/ Familja del për të mbledhur rrjetat e peshkimit, shpëtojnë 3 anëtarë...gruaja mbetet në det!

5 Gusht 2020, 11:53

HIMARË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës!

Një familje prej 4 anëtarësh kanë dalë në det mëngjesin e sotëm për të mbledhur rrjetat e peshkimit, por si pasOjë e motit të keq ato janë përballur me vështirësi për t'u kthyer pas. 3 anëtarët e kësaj familjeje, Robert, Avdul dhe Arsen Rama kanë arritur që të shpëtojnë, e ndërsa mësohet se gruaja, Tefta ka mbetur në det, ky dyshohet se është mbytur.

Trupi i saj nuk është gjetur ende, teksa vijojnë kërkimet.

Njoftimi i policisë
Policia Kufitare dhe roja bregdetare shpëtojnë tre shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det, të cilët kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos.

Vijon kërkimi intensiv në det, për gjetjen edhe të një shtetaseje që ishte në bordin e këtij mjeti lundrues, e cila dyshohet se është mbytur.

Shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në Gjipe.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.