Himarë/ Jetonte vetëm, gjendet e pajetë në banesë nga fqinjët nëna e peshëngritësit kampion olimpik Piro Dhima, dyshohet se ka vdekur para disa ditësh

1 Tetor 2021, 13:57 | Përditesimi i fundit: 2021-10-01 16:02:23

Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë.

Lefteri Dhima jetonte e vetmuar dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë gjetur trupin e saj, pasi u futën në banesën e saj, të shqetësuar sepse nuk e kishin parë për disa ditë. Trupi i të moshuarës është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes.