Histori frymëzuese/ I verbër që në moshën 5-vjeçare por sot Dj më i njohur në Vlorë

14 Qershor 2022, 12:56

Historia e Taulant Sadirajt është sa e veçantë aq edhe frymëzuese. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ai tregoi se pavarësisht se ka humbur shikimin në moshën 5-vjeçare, jeton një jetë pothuajse normale, të mbushur plot me aktivitete.