Historia e 90 vjeçares amerikane, udhëtoi 6 milje në dëborë për tu vaksinuar kundër COVID-19

20 Shkurt 2021, 12:43

90 vjeçarja Fran Goldman frymëzoi Amerikën këtë javë pasi eci 6 milje vajtje-ardhje nëpër dëborë në Seattle për tu vaksinuar kundër COVID-19. "Sekreti i saj është një kombinim i gjeneve të mira dhe ushtrimeve fizike të vazhdueshme. Ajo zakonisht ecën rreth 3 milje në ditë, " tha vajza e saj, Ruth Goldman. Fran ushqehet shëndetshëm dhe për të qëndruar në formë të mirë fizike dhe mendore ajo është e interesuar të mësojë gjëra të reja, tha vajza e saj. "Ajo është më e shëndetshme se unë dhe tre vëllezërit e motrat e mi së bashku!" tha Ruth, 55 vjeç. Ruth tha se nëna e saj ka marrë mesazhe të shumta dhe thirrje këtë javë nga amerikanët në të gjithë vendin frymëzuar nga vendosmëria e saj. Për më shumë se një muaj ajo ishte munduar të caktonte një takim për të marrë vaksinën dhe pasi e mori atë, ajo nuk kishte ndërmend ta humbiste atë. Të Premten e kaluar, ajo më në fund ishte në gjendje të caktojë një takim për të Dielën në mëngjes. Fran bëri një shëtitje fillimisht për të parë sa kohë do t'i duhej në këmbë për të arritur, duke mbuluar një pjesë të udhëtimit, tha Ruth. Pastaj ajo u ngrit të dielën herët dhe u nis. Fran arriti në takimin e saj rreth pesë minuta me vonesë, mori vaksinën e saj dhe priti 15 minuta përpara se të kthehej. Më shumë se 12% e njerëzve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë dhe rreth 4.7% e njerëzve kanë marrë të dyja dozat, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.