Historia e Elonës, gazetarja që 'bashkëjeton' me ankthin

16 Shkurt 2021, 12:10

Ankthi është kthyer në një nga sëmundjet kryesore  të botës moderne. Shpesh herë kemi dëgjuar raste të ndryshme të personave që vuajnë nga ankthi, duke bërë që kjo gjë t’i ndalojë të jetojnë normalisht. Kurimi dhe trajtimi i saj është mjaft i rëndësishëm, prandaj në ‘Rreze Dielli’ sot intervistuam gazetaren Elona Jaçellari e cila u tregua e gatshme të ndajë me ne, historinë e saj se si ‘ bashkëjetoi’ dhe u kurua nga ankthi.

Ankthi është nga ato shqetësimi që ti nuk e identifikon shumë lehtë, të nisin disa shqetësime që ti I lidh me shëndetin në fillim dhe nuk mendon se janë shqetësime emocionale.Mbaj mend pas lindjes së djalit, kanë qenë shqetësimet e para. Kam qen e rikthyer në punë dhe shpesh herë në redaksi kisha shqetësime të cilat tek unë manifestoheshin me frikë” rrëfeu ajo.

Por çfarë e ndihmoi atë të kalonte këtë periudhë të ëvshtirë me ankthin ?

“ Brenda 6 muajsh ndërroi jeta ime, Joga, meditimi ishte stacioni I parë që më ktheu në normalitet, e vazhdova intensivisht për dy vjet sepse është e këshillueshme që jogën dhe meditimin, ti bësh stilin tënd të të jetuarit. Por për shkak të internistetit të punës, iu riktheva normalitetit dhe në një moment kur unë kam qenë e brishtë, kur kushtet në jetën time nuk kanë qenë aq favorite, ankthi më riktheu dhe përballja këtë herë nuk ishte shumë e lehtë” u shpreh ajo.

Rikthimi i ankthit në jetën e saj, bëri që gjendja të pëkeqësohej sërish,dhe një arsye e cila riktheu ankthin ishte divorci që përjetoi:

“ kur përjetova një nga momentet jo të mira të jetës sime sërish, divorcin para një viti e gjysëm, tre muaj pasi kisha hyrë në atë rutinën time të të jetuarit vetëm me djalin mu rikthye sërish sepse më duhet të them që ankthi nuk manifestohet vetëm me një frikë por me atake paniku që të bën të përjetosh sikur me e keqja po të ndodh” tha ajo.

Ankthi dhe frika është një gjendje që e përjetojmë të gjithë, por ndihma është mënyra më e mirë për ta kaluar atë.  Elona dha një këshillë për të gjithë atë që vuajnë nga e njëjta problematikë:

Momenti më I rëndësishëm për ta kapur këtë gjë është momenti kur të vjen, të cohesh të bësh dicka që të pëlqen shumë ose të ngjall shumë interes, të lëvizësh të bësh një punë, ose të ëbsh një telefonatë thjesht për të shpërqëndruar fokusin’’ tha ajo.