Historia e foshnjës në Siri që lindi mes rrënojave të tërmetit! E sapolindura, e vetmja e mbijetuar në familjen me 7 anëtarë

8 Shkurt 2023, 16:27

Foshnja e sapolindur në rrënojat e tërmetit në Siri, përtej gëzimit dhe shpresës që përcolli, ka humbur në këtë tragjedi të gjithë familjen e saj me 7 anëtarë. Ajo u nxor nga rrënojat nga xhaxhai I saj që e gjeti ende të lidhur me kordonin ombelkal, ndërsa tashmë është në gjendje të mirë dhe po trajtohet në një prej spitaleve pediatrike në Sirinë veriperëndimore.