Historia e pabesueshme e 114-vjeçares nga Kuçova, që shteti mendon se ka vdekur dhe i hoqi pensionin: Jam shëndoshë e mirë, nuk ngopem me jetë

27 Janar 2023, 17:07 | Përditesimi i fundit: 2023-01-27 21:25:49

Qamile Marra, banuese në fshatin Ferras në ish/komunën Kozare në bashkinë e Kuçovës është 114-vjeçe dhe këtë vit asaj i kanë ndaluar dhënien e pensionit, me pretendimin se i ka kaluar mosha dhe mund të ketë vdekur. Ajo është nga fshati Ferras i Kuçovës dhe familjarët e saj kanë hasur vështirësi në marrjen e pensionit të pleqërisë së Qamiles gjatë këtij viti.