Historia e shoqeve që u njohën në jetimore dhe nuk u ndanë kurrë

21 Janar, 12:27

TIRANË- Në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ treguam sot një histori njerëzore, të mbushur me forcë, trishtim por edhe shumë dashuri. Kjo është historia e dy shoqeve, të cilat u njohën në jetimoren e Sarandës dhe e vazhduan miqësinë e tyre edhe jashtë saj, duke mos u ndarë kurrë. Merita Bozo dhe Lindita Sharra janë dy zonjat që treguan historinë e tyre të miqësisë, rritjen në shtëpinë  e fëmijës, vështirësitë që përjetuan gjatë fëmijërisë, mungesën e prindërve që i përndoqi gjatë gjithë jetës dhe forcën e miqësisë:

‘’ Unë e kam njohur Lindën pas shkollës së mesme se i ndodhi një fatkeqësi u sëmur tek spitali dhe unë I kam ndejtur shumë pranë, i  kam dhënë kurajo dhe nha 90’ e këtej unë kam ruajtur shoqërinë. edhe kur ishim të vogla por ishim larg dhe tani kemi 30 vjet që nuk shkëputemi nga njëra-tjetra” tha Merita Bozo, njëra nga dy shoqet.

Ndërsa të pyetura për kujtimet që kanë nga jetimorja, kujtimet e miqësisë dhe forcën që I ka dhënë kjo për të vazhduar jetën, ato u shprehën se ishte e vetmja dashuri që njohën në jetë:

“ Për mua ka qenë shumë e vështirë, se kuptoj të mos kesh prindërit afër dhe të rritesh në një familje të madhe sic kemi qenë me motra dhe vëllezër sepse kështu I themi, na ka munguar ajo dashuria e prindërve por nuk n aka munguar dashuria e edukatorëve, të shoqeve tona, që kemi qënë aty të gjithë bashkë. Por ëshët e vështirë të rritesh në një ambient  vërtet edukatoret na kanë edukuar, na kanë mësuar për gjithcka por prania e prindërit ka qenë mungesë e madhe për ne sepse nuk kemi njohur dashurinë, skemi njohur asgjë. E vetmja dashuri ka qenë shoqëria dhe edukatorët’’

Kalvari i vuajtjeve i ka përndjekur gjithmonë, duke e privuar edhe nga krijimi i familjes:

“ Fatkeqësisht jo, nuk kam krijuar familje sepse edhe opinion ka qenë shumë i keq atëherë dhe nëse unë kam patur mundësinë të krijojë një familje në momentin që merret vesh që isha rritur jetime cdo gjë mbaronte’’ u shpreh znj. Linidita.

‘’ Edhe unë si puna Linditës, opinioni, raste kam pasur shumë po sa e mernin vesh iknin dhe na shanin. Sot do kisha familjen time, më mungon, mirë prindërit që më lanë rrugëve, s’më dhanë as edukat, asgjë’’ përfundoi znj.Merita për historinë e jetës së saj.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha