Historia frymëzuese e Endritit: Rrita flokët për qejf, por zgjodha t'ia dhuroja tezes kur pashë që po luftonte me kancerin

21 Tetor 2020, 19:08

Në kuadër të tetorit rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sot ashtu si cdo vit, u dhuruan flokë për të gjithë gratë e forta që luftojnë me këtë sëmundje. Këtë vit mes shumë vajzave ishte dhe Endri që dhuroi flokët, i frymëzuar nga një histori ndodhur në familjen e tij.