Holanda shpallet fituese e Eurosong 2019, Shqiperia ne vendin e 18-te

19 Maj 2019, 11:20

Pas një nate të gjatë plot emocione është shpallur fituesi i Eurosong 2019. Shteti fitues është Holanda. 

25 vjeçari Duncan Laurence  me këngën 'Arcade' është fituesi  i edicionit të 64-të të Eurovizionit. Ai ishte pretendente që prej disa muajsh. Kënga e tij flet për një dashuri të pamundur me një person që nuk jeton më. Vitin e ardhshëm pritet që spektakli të zhvillohet në Amsterdam.

Vendin e dytë e fitoi Itali dhe e treta u rendit Rusia. Shqiperia me Jonida Maliqin u rendit ne vendin e 18 me 90 pike.