Hong Kong, policia godet me armë drejt turmave të protestuesve, një i plagosur rëndë

1 Tetor 2019, 14:54

Përsëri përleshje midis policisë dhe protestuesve në Hong Kong në ditën e festimeve për 70 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, në Pekin.

‘South China Morning’ raporton se një protestues është qëlluar në gjoks nga një plumb paralajmërues i shkrepur nga policia.Në Hong Kong, dhjetëra mijëra protestues që kundërshtuan urdhërin për ndalimin e tubimeve, kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar politikat e nështrimit ndaj Kinës të Guvernatores Lam.

Policia ka gjuajtur me armë në lartësinë e trupit kundër të rinjve protestues, teksa një furgon i forcave të rendit u sulmua prej tyre

Qeveria Hong Kong ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të kompleksit të parlamentit për arsye sigurie.

Në Sha Tin, rreth pesëmbëdhjetë stacione të metrosë kanë vendosur të pezullojnë shërbimet.

Protestat, të cilat filluan në muajin qershor kundër ligjit të diskutueshëm të ekstradimit në Kinë, i tërhequr zyrtarisht në fillim të muajit shtator nga guvernatorja Carrie Lam, gradualisht u shndërruan në kërkesa për një seri reformash, për hetime të pavarur për veprimet e dhunshme të policisë dhe distancim më të madh nga Kina.

    No videos found.