Hormuz, ishulli i Ylberit me rërë 'galaktike' dhe ujë të kuq rubin

6 Gusht 2020, 17:10

A keni parë ndonjëherë rërë dhe ujë në ngjyrë të kuqe të errët? Këto dy fakte natyrore të pazakonta janë zbuluar në ishullin Hormuz. Është një bregdet i mrekullueshëm që për nga pamja të “dërgon” në mars, por që realisht ndodhet në Iran. Ndryshe kjo mrekulli e natyrës quhet Ishulli i Ylberit. Toka e Hormuzit ka një përqendrim të lartë të oksidit të hekurit që i jep peizazhit një ngjyrim karakteristik të kuqërremtë. Në pjesët ku rëra është më e kuqe, valët në det bëhen të ngjyrosura me rozë. Rëra dhe uji që pasurojnë këtë ishull është përdorur për dekada në industrinë e ngjyrosjes, kozmetikës, qelqit dhe qeramikës e ndërsa nuk mungojnë edhe sasi që dërgohen për eksport. Ishulli Hormuz ka një sipërfaqe toke të përbërë nga oksidi i kuq, të quajtur "Gelack", i cili nuk është thjesht një mineral i vlefshëm për qëllime industriale, por edhe i ushqyeshëm pasi vendasit e përdorin atë si një erëz në kuzhinën e tyre, siç janë salca e gatime të tjera e ndërsa shijen e ka të kripur. I njëjti dhe nga toka e kuqe i jep jo vetëm ngjyra plazheve të këtij ishulli, por përdoret gjithashtu në pjekjen e bukës lokale të quajtur "tomshi".