Humbën kontaktet me familjarët dy ditë më parë, çifti në Golem gjenden të asfiksuar nga gazi në banesë! Viktimat u zbuluan pas denoncimit të fëmijëve

27 Nëntor 2021, 20:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem të Kavajës një ditë më parë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazi i gatimit në banesë. Trupat e pajetë të dy personave janë gjetur sot nga policia, pas denoncimeve të familjarëve se kishin humbur kontaktet me të afërmit e tyre.

Report Tv mëson se viktimat janë Mihal Jani dhe Anila Llulla, përkatësisht 60 dhe 50 vjeç. Dy personat në fjalë, mësohet se ishin banues në Tiranë, ndërsa 60-vjeçari Jani kishte në pronësi dhe një apartament në Golem.