Humbi jetën me djalin në aksident, nëna 25-vjeçare vetëm 20 ditë me patentë! Bashkia Berat riparon kangjellat: Shërbenin vetëm për këmbësorët

28 Qershor 2022, 13:25 | Përditesimi i fundit: 2022-06-28 15:25:48

Një ditë pas aksidentit tragjik, ku nënë e bir humbën jetën pas rënies në lumin Osum, Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave. Sipas burimeve nga Policia Rrugore shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga 25-vjeçarja, ndërsa ajo kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën.