Humbi jetën në minierën e Bulqizës 8 muaj më parë, Report Tv në shtëpinë e minatorit Fiqiri Karaj, gruaja: As sot se di si më është vrarë burri! Me 3 vajzat jetoj në kushte ekstreme, marr vetëm 3500 lekë

21 Shtator 2021, 12:00 | Përditesimi i fundit: 2021-09-21 14:18:33

Minatori Fiqiri Karaji, 47-vjeçarit humbi jetën në thellësinë e nëntokës në shkurt të këtij viti, duke lënë pas bashkëshorten dhe 3 vajza. E sot, mes dhimbjes së humbjes së bashkëshortit, gruaja e tij, Fatbardha detyrohet të përballet çdo ditë me mjerimin e varfërinë ekstreme. 'Report Tv' ishte sot në banesën e  kësaj familje që ia dalin me vetëm 35 mijë lekë të vjetra pension që merr vajza e vogël dhe rrogën e Fatbardhës që tregon se ka nisur punë prej një muaji në seleksionimin e kromit.