Humbi kontaktet dje te Rana e Hedhun, vijojnë kërkimet për 18-vjeçarin që dyshohet se është mbytur

24 Qershor 2019, 10:53 | Përditesimi i fundit: 2019-06-24 10:56:19

Mësohet se ditën e djeshme, një 18-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen dhe dyshimet e para janë se ai është mbytur në plazhin  e Shëngjinit, tek ‘Rana e Hedhur”. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin e identifikuar me inicialet E.M.,18 vjeç nga Kruja. Në vendngjarje janë angazhuar shërbimet e Policisë në DVP Lezhë,Policia Kufitare si dhe Polumbarë të RENEA-s.