Hungari, Budapesti nderon viktimat e “Mermaid” përmes një rituali të lashtë të marrinës detare

13 Korrik 2019, 12:33

Dy goditje kambane thyen heshtjen që rrethonte Danubin, jo gjithmonë aq blu sa Strauss-i e përshkroi në muzikë.

Kështu nisi ceremonia në përkujtim të 35 të mbyturve rreth 40 ditë më parë, kur anija Marmeid u përplas me anijen Viking.

Budapesti nderoi viktimat përmes një rituali të lashtë varrimi të marrinës detare.

Hiri i eshtrave të njërit prej dy anëtarëve të ekuipazhit, u lëshua në ujërat e Danubit, bashkë me kurora lulesh të familjarëve dhe të shtënave të armëve.

"Varrimi i marinarëve është një traditë e lashtë - thotë zëdhënësi i “Panorama Deck”, marinarët  zakonisht varrosen në ujë, aty ku kanë kaluar shumicën e kohës”

Procesioni i 15 anijeve, të cilat morën pjesë në ceremoni, pastaj lëvizi drejt urës Margaret, aty ku dhe ndodhi tragjedia.

Mjaftë njerëz ishin mbledhur në brigjet e Danubit për ti dhënë përshëndetjen e fundit viktimave.

Në Budapest, tragjedia e Marmeid është më e rënda që nga Lufta e Dytë Botërore.