I bie atak kardiak, humb jetën i moshuari në plazhin e Spilles

13 Gusht 2019, 11:08

KAVAJË- Një pushues ka ndërruar jetë në plazhin e Spilles. Viktima është Gjon Vuksani i moshës 70-vjeçare,  ndërsa shkak dyshohet se ka qenë ataku kardiak.

Vuksani jetonte në Tiranë ndërsa në plazhin e Spilles kishte shkuar për pushime. Kjo nuk është hera e parë që pushuesit humbin jetën në plazh si pasojë e arrestit kardiak. Kjo për shkak edhe të temperaturave të larta që janë shënuar në bregdetet shqiptare këtë vit që kanë ndikuar në përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës.