I biri 29-vjeçar 24 orë nën dhe, babai për Report Tv apel: Institucionet të na ndihmojnë, po gërmojmë vetë! Vetëm 7 ushtarë me çizme dhe lopata, firma nuk duket fare

4 Maj, 13:19

Në Qafën e Burrelit prej 24 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit. 

Nerim Beshiri, babai i 29-vjeçarit, mes dhimbjes apelon autoritetet shtetërore ta ndihmojnë të gjejnë të birin. Ai thotë se kanë ardhur vetëm 7 ushtarë por me mjetet që ato kanë në dispozicion është e pamundur gjetja, pasi rrëshqitja është gati 4 km.