I gjetën kallashnikov në shtëpi, arrestohet xhaxhai i vrasësve të teknikut të kondicionerit...lidhja që ka me bandën e Astrit Avdylaj

17 Tetor 2019, 17:55

TIRANË- Kur kanë kaluar rreth një muaj nga gjetja e kallashnikovit në shtëpinë e tij, mësohet se është arrestuar Lulzim Kusi, xhaxhai i vëllezërve Kusi që vranë teknikun e kondicionerit, Indrit Çelaj. Bëhet fjalë për banesën e lokalizuar në fshatin Allgjatë në majë të një kodre, e mbuluar nga pemë të larta, ku dyshimet janë se aty u fshehën pas vrasjes për disa ditë Griseldo dhe Albano Kusit, për t'u arratisur më pas drejt Greqisë.

Lulzim Kusi nuk është një emër i panjohur në botën e krimit. Ai është vëllai i Durim Kusit, vrasësit me pagesë të kushëririt të Astrit Avdylit, Dritan Avdylit, nga ku u pasuan më pas me një sërë vrasjesh për hakmarrje. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 1996. Dritan Avdyli i kishte vënë një gjobë të majme pronarit të fabrikave të tullës, Tefik Hyseni. Ky i fundit e thirri me justifikimin e se do i jepte lekët, më pas me të mbërritur në vendin e takimit, Durim Kusi e qëlloi me breshëri arme. Hakmarrja erdhi shpejt, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.

Arma e gjetur në shtëpinë e Kusit, nuk është arma e krimit që nipërit e tij përdorën për vrasjen e Çelaj, pasi nga hetimet dhe dëshmitë e punonjësve të tjerë, ka rezultuar se 26-vjeçari është vrarë me "pistoletë" dhe jo "kallashnikov". 

Indrit Çelaj u qëllua më 23 gusht me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit. Dëshmitë e dy punonjësve të tjerë i treguan prokurorisë së Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëllon me pistoletë. Vrasja e Çelajt nga Griseldo Kusi u përforcua edhe më shumë nga dëshmia e Lorenc Veliaj. Ky i fundit i tha policisë se Griseldo i kishte kërkuar të merrte persipër krimin, pasi ishte edhe në kërkim policor