I infektuari me Covid telefonon në emision: Prej 21 ditësh trajtohem në shtëpi, privatisht

11 Nëntor 2020, 10:14

Një person i infektuar me Covid edhe me zërin e ngjirrur nga sëmundja telefonoi mëngjesin e sotëm në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Zotëria i rrëfeu gazetarit Andi Kapxhiu situatën që po kalon ,ekzaminimet që ka bërë dhe tha: “Po trajtohem edhe privatisht me infermiere në shtëpi. Kam gati tre javë i infektuar dhe ende nuk jam shëruar”. Mësoni situatën e zotërisë.