I mori vendin kapitenit Mavraj, Dermaku shpërblen me gol Shqipërinë festa e tifozëve

10 Shtator 2019, 21:34

Kastriot Dermaku kalon në avantazh Shqipërinë përballë Islandës me një gol me kokë. Mbrojtësi ka shënuar pas një harkimi në zonë të kapitenit Hysaj. 27- vjeçari i cili i mori vendin Mavrajt ka shpërblyer me gol jo vetëm Shqipërinë por dhe besimin e Edy Rejas për këtë sfidë kaq të rëndësishme.

Shqipëria në minutën e 32' e gjen veten në avantazh minimal 1-0 pas një pjese të parë vërtet sulmuese. Kur pritej të shënonte një sulmues shënoi një mbrojtës.