I moshuari del para makinës së policisë: 'Dola nga spitali, më çoni në shtëpi'

4 Prill 2020, 15:04 | Përditesimi i fundit: 2020-04-04 15:33:27

Gjatë patrullimit në zonën e "Don Boskos" një i moshuar del para makinës së policisë së Komisariatit nr. 3, ai u thotë efektivëve se kishte dalë nga spitali dhe kërkonte ta dërgonin në shtëpi. Për patrullat e policisë është i ndaluar transporti i qytetarëve ndërsa ata e këshillojnë të moshuarin të kthehet në spital ose të marr 127 për të lëvizur me autoambulancë. Në video ju tregojmë momentet e filmuara në emisionin 112. 

Shikoni episodin e plotë të emisionit 112 (Kliko këtu)