I ndaluar prej vitesh në Shqipëri, kapen 60 kg dateri! Anonim porositësi, kontrolle në restorante

6 Gusht 2020, 14:30 | Përditesimi i fundit: 2020-08-06 14:37:35

TIRANË- Edhe pse është e ndaluar me ligj, kjo nuk i ka penguar një ose disa persona që të porosisin nga Greqia 60 kg dateri. kjo sasi është kapur ditën e sotme teksa po hynte kontrabandë nga Greqia. personat që po e transportonin ishin siguruar që ta fshihnin mirë, edhe pse dështuan.

Kjo sasi prej 60 kg ishte futur në kuti metalike e mbuluar me kuti kartoni, por nuk kanë mundur që të kalonin doganën. Nuk dihet ende se cili është porositësi i tyre, hetimet vijojnë! Ndërkohë mësohet se do të bëhen kontrolle edhe në restorante apo dyqane që do e tregojnë ose shesin, pasi rrezukojnë mbylljen nga 6 muaj deri përfundimisht.Ligji “Për Peshkimin” ndalon peshkimin, mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë dhe anije, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhjen në treg ose për konsum, në çdo periudhë, zonë e me çfarëdo lloj mjeti a pajisjeje të gurëshpuesit (dateri) - Lithophaga Lithophaga.