I ndërpritet terapia, nëna kërkon ndihmë për djalin me aftësi ndryshe

5 Nëntor 2020, 12:15

Në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ sot trajtuam historinë e një djali me aftësi ndryshe, Lorenxo Vrapit. Në studio ishte e ftuar nëna e tij, Edlira Vrapi, e cila tregoi kalvarin e vuajtjeve për t’i siguruar djalit të tij kurimin e nevojshëm ndër vite, ndërsa tashmë ai ka mbushur 18 vjeç dhe I është ndërprer terapia. Ajo shprehet e shqetësuar se çfarë do të ndodh me të birin, pas ndërprerjes së terapisë:

‘’ Kam rënë në dramë, pra më është dukur sikur familja ka arritur vite pas, këtu jam në vite pas…në fazën që është Lorenxo sot e ka shumë të nevojshme, për arsye se fjalët tani I ndërpriten, unë jam ulur për vete, kam stopuar se më ra bombë, nuk e prisja’ shprehet ajo, ndërsa thotë se terapia i është ndërprerë për shkak të moshës.