I riu pi drogë dhe ndez zjarr në godinën e braktisur pas Ambasadës Gjermane, e kap policia

27 Qershor 2020, 16:37

TIRANË - Në orët e mbrëmjes kërkohet ndërhyrja e policisë pranë bllokut të ambasadave. Një djalë telefonoi 112 sepse një person është futur në një ndërtesë të braktisur pas murit të një prej ambasadave dhe po konsumon aty lëndë narkotike ndërsa ka ndezur edhe një zjarr duke rrezikuar t"i vërë flakën ndërtesës së rrënuar, sipas telefonuesit. Ju sjellim pamjet ekskluzive nga reagimi i policisë ndërsa efektivët kapin dhe prangosin një djalë të ri që fshihej brenda. Atij i gjendet një sasi e vogël droge dhe një pistoletë lodër dhe shoqërohet në komisariat. Shiko episodin e plotë të emisioni 112