I shokuar s’ka vënë gjumë në sy: Pastruesja si infermiere të dënohet për vrasje me dashje

13 Janar 2021, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2021-01-13 11:44:58

Rasti i një pastrueseje që hiqej si infermiere në spitalin Covid 2 dhe që akuzohej për korrupsion ka lënë të shokuar disa telefonues në programin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri tha se nuk e kishte zënë gjumi natën dhe se ajo zonjë duhet të dënohet për vrasje me dashje.