I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet italiani në Rinas për 730 mijë euro! Zbardhet skema e mashtrimit, nën hetim vihet shoqëria GALA me seli në Shqipëri

19 Prill 2021, 13:04

Në Rinas është arrestuar italiani Gabriele Tarroni Longinotti 49 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për mashtrim.  Gazetari i Report Tv Arsen Rusta siguron dosjen e vendimit të gjykatës ku shpjegohet e gjithë skema e mashtrimit që ka çuar në pranga italianin.  Longinotti është arrestuar pak ditë më parë sapo ka mbërritur nga Italia. Ai ka mbritur te Nënë Tereza më 29 mars dhe masa është dhënë në 14 mars përpara se të mbërrinte në Shqipëri