Ibsen Elezi nuk lejohet te selia e PD: Të largohet Basha, PD është shtëpia e demokratëve

28 Prill, 11:29 | Përditesimi i fundit: 2021-04-28 12:34:22

Humbja për herë të 3-të e zgjedhjeve nga PD dhe mosmbajtja e përgjegjësisë për humbjen nga Lulzim Basha, ka risjellë reagimet e forta të demokratëve që kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i PD. Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, siç e kishte paralajmëruar një ditë më parë është shfaqur para selisë blu duke protestuar për largimin e Lulzim Bashës.

Elezi është tensionuar dhe acaruar me faktin se ka hasur pengesa për të hyrë në selinë blu. Ai tha për mediat se PD është shtëpia e demokratëve dhe jo e personave të caktuar. Elezi ka kërkuar largimin e Bashës, sipas të cilit me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e tij ka sjell humbje në mënyrë të vazhdueshme për partinë duke prerë në besë demokratët.

‘Kjo është shtëpia e demokratëve, ai tjetri ka frikë. Këtu dalin ca njerëz dhe na thonë se ne nuk ju lëmë brenda, pasi kjo është shtëpia jonë. Kjo është shtëpia e demokratëve dhe nuk është shtëpia e askujt. Ne hyjmë edhe me zor, por është turp që të prezantohem me një akt dhune dhe konflikti. Se dhe ato njerëzit aty i kanë prerë në besë", tha Elezi.

Të parët që u zhgënjyen nga fjalimi që Lulzim Basha mbajti për te justifikuar humbjen e radhës, ishte anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli, pasua nga ish presidenti Bujar Nishani, Edvin Kulluri dhe të tjerë demokratë që kanë kërkuar largimin e tij.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha