Idajet Beqiri 'rrëzon' propozimin e Metës: 13 tetori ka rënë që sot

18 Korrik 2019, 07:25

Kreu i PUK Idajet Beqiri deklaroi në studion e Repolitix se 13 tetori ka rënë që sot pasi jemi jashtë çdo afati për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhje.

"13 tetori është lojë. Edhe të duash ta pranosh, nuk ke kohë të bësh asnjë lloj regjistrimi. Koha iku. Edhe mundësi kohore nuk ka më. 13 tetori ka rënë që sot. Opozita duhet të bëhet serioze. Koha po ecën por opozita ka mbetur mbrapa", tha Beqiri.