Inagurohet ura e re në Genova e shembur dy vite më parë duke shkaktuar 43 viktima mes tyre 2 shqiptarë

4 Gusht 2020, 18:10

Vetëm dy vjet pas shembjes së urës Morandi në Genova është inauguruar ura e re, e konsideruar si urë e rilindjes. Ura u ndërtua sipër rrënojave të Ponte Morandi,  e shembur në 14 gusht 2018 e shkaktoi vdekjen e 43 personave mes tyre dhe dy shqiptare.

Ura e re e projektuar nga arkitekti Renzo Piano, do të quhet "Genova San Giorgio" dhe do të jetë e hapur për trafikun nga  data 5 gusht. Gjatë ceremonisë së inagurimit, Presidenti i Republikës Sergio Mattarella që u takua me të afërmit e viktimave. Ndërkohë që të afërmit e viktimave theksojnë se nuk ka asgjë për të festuar.