Informaliteti godet clubet e mëdha në Tiranë! Mbyllet 'The Code', gjobë Loli-t dhe Cavalieros

19 Tetor 2019, 14:59

TIRANE - Mbyllet një ndër clubet më të frekuentuar të jetës së natës në zonën e ish-bllokut, "The Code", si dhe gjobiten dy clube të tjera të njohura, për moslëshim kuponi dhe punonëtorë të padeklaruar, Loli Pop dhe Cavaliero. Lajmin e ka bërë publik zv.kryeministri Erion Braçe, ku thotë se dje grupet e organeve fiskale kontrolluan klubet e mëdha në Tiranë. Thëe Code u mbyll pasi u gjet në shkelje të përsëritur të mos lëshimit të kuponiëve tatimorë, dhe me punëtorë në 'të zezë'. Ndërsa lokalet e tjera, u kapën me shkelje për hërë të parë, ndaj është marrë vetëm masë gjobe dhe 

"Lolli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit të transaksioneve përmes kuponit tatimor si dhe me dy punëtorë në të zezë, të pa deklaruar

The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e përsëritur të mos dokumentimit të transaksioneve përmes kuponit tatimor si dhe një punëtor në të zezë, të padeklaruar. The Code për këto shkelje u mbyll dhe punonjësit e organeve fiskale vendosën masën e bllokimit të aktivitetit.

Cavalliero pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumetimit të transaksioneve përmes kuponit tatimor dhe mori gjobën respektive sipas ligjit",
 shkruan Brace.